Zyra e Karrierës

Zyra e Karrierës e Kolegjit Evropian “Juridica” synon të ofrojë një qasje më të mirë të studentëve me tregun e punës, duke përmirësuar cilësinë e edukimit të tyre dhe duke i mbështetur dhe inkurajuar në zhvillimin e plotë të potencialit të tyre, për një ndikim domethënëse në shoqëri.

Kjo zyrë vjen në ndihmë për ta nisur karrierën në mënyrën më të mirë dhe mundëson një punësimi sa më të shpejtë. Në Kolegji Evropian “Juridica” organizohen trajnime, aktivitete për punësimin e studentëve. Ata gjithashtu ndihmohen gjatë aplikimeve për punë, krijojmë lidhje me punëmarrësit, bëjmë kërkime për vende të lira pune dhe ofrojmë konsulta individuale.

 

Qëllimet

  • Këshillime të Karrierës;
  • Orientim në tregun e punës;
  • Krijimi i lidhjeve mes studentëve dhe punëmarrësve potencialë;
  • Të shërbejë si burim rekrutimi për shumë organizata dhe institucione;
  • Të ofrojë shërbime trajnimi në bashkëpunim me kompani të ndryshme;
  • Ofrimi i mundësive dhe aftësive e për ndërtimin e një rrjeti njohjesh në ambientet profesionale të tregut të punës