Struktura organizative dhe organet drejtuese

Kolegji “Juridica” e realizon misionin e tij nëpërmjet strukturave mësimore, shkencore dhe administrative. Struktura e Kolegjit “Juridica” është e organizuar mbi bazë programesh – departamentesh, zyrash, qendrash dhe njësi të tjera organizative.

Programet – departamentet e Kolegjit “Juridica “ janë:

  • Programi i Kriminalistikës dhe Sigurisë (B.A.)
  • Programi Juridik (LL.B)
  • Programi i Politikave Publike dhe Menaxhimit (B.A.) dhe (MA)

Zyrat e Kolegjit “Juridica” janë:

  • Zyra për regjistrim akademik dhe shërbime administrative,
  • Zyra për zhvillim akademik,
  • Zyra për sigurimin e cilësisë, bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhënie me publikun,
  • Zyra për shërbime përkrahëse.
  • Zyra e karrierës.

Qendrat e Kolegjit “Juridica” janë:

  • Qendra Kosovare për Drejtësi dhe Siguri,
  • Qendra për Studime të Profesioneve të Lira Ligjore.

Organet drejtuese dhe menaxhuese të Kolegjit “Juridica” janë:

  • Bordi i Kolegjit
  • Dekani i Kolegjit,
  • Këshilli Akademik,
  • Udhëheqësit e Programeve,
  • Sekretari i Kolegjit.

Veprimtaria e strukturave të Kolegjit “Juridica” udhëhiqet nga parimet e efikasitetit dhe respektimit të lirisë akademike, pjesëmarrjes aktive për realizim të detyrave të personelit drejtues, mësimor, shkencor si dhe respektimit të akteve të brendshme juridike.