Organizata Studentore

Në kuadër të Kolegjit “Juridica” studentët kanë organin e tyre Organizatën Studentore, në funksion të organizimit dhe realizimit të aktiviteteve të tyre studentore.
Përfaqësimi në Organizatën Studentore është i lirë nga të gjithë studentët e programeve të Kolegjit “Juridica”, të cilët në mënyrë demokratike zgjedhin kryesuesin e Organizatës .
Organizata Studentore ka planin e punës dhe është i përfaqësuar edhe në Këshillin akademik.
Organizata Studentore gjatë një viti akademik nxjerr dy herë revistën studentore dhe organizon aktivitete të ndryshme sociale, edukative, kulturore, rinore dhe panaire studentore.
– Revista studentore,
– Aktivitete sociale edukative,
– Aktivitete sociale kulturore,
– Aktivitetet rinore,
– Panaire studentore.
Kryetar i Organizatës Studentore ështe Adnan Qehaja.