Misioni dhe Vizioni

Misioni i Kolegjit Evropian “Juridica”, si institucion i arsimit universitar, është të kontribuojë për zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit të Kosovës, shoqërisë evropiane përmes përgatitjes së kuadrit të shkolluar dhe kualifikuar, krijimit të njohurive të reja profesionale e shkencore si dhe zbatimit të rezultateve të kërkimit shkencor në fushat e studimit që ne ofrojmë.

Me standardet më të avancuara, kryesisht ato kritere të cilat përdoren në një fushë të caktuar, aty ku arritjet janë më të rëndësishme. Në rastin e sistemit universitar, është e qartë tashmë prej kohësh që standardet referencë vijnë kryesisht nga sistemi i Bolonjës. Në sistemin tonë, tashmë ka ardhur koha që të arrijmë standardet ndërkombëtare, të matemi me arritjet më të rëndësishme, duke filluar të përballemi me të vërtetën e sistemit dhe të vërtetën në raport me këto referenca. Pikërisht kur e kaluam gjysmë dekadën e parë të jetës, Kolegji Evropian “Juridica” tenton gjithnjë e më shumë drejt këtyre standardeve, tenton gjithnjë e më shumë të u afrohet atyre, tenton gjithnjë e më shumë që punën e tij, tek studenti, tek programi, tek pedagogu, tek shërbimet kurrikulare, ta bëjë në përputhje me këto standarde. Duke u përballur me standardet më të avancuara të botës së zhvilluar, në mos i kemi, ne do t’i arrijmë ato me punë. Ne në Kolegjin Evropian “Juridica” kemi ambicie ti arrijmë ato shpejt. Në shërbim të studentit, në shërbim të shoqërisë, në shërbim të prindërve që na kanë besuar fëmijët e tyre, në shërbim të partnerëve që kanë ndarë me ne projekte të përbashkëta, apo atyre që kanë ndarë me ne të njëjtat ide a debate për shoqërinë.

Vizioni ynë është “Të jemi institucion elitar i arsimit të lartë në Kosovë. Institucion i përgatitjes akademike dhe burim i kuadrove profesionale në Kosovë e më gjerë”.