Konsulenti Akademik


Prof. As. Dr. Agron BEKA – Konsulent i jashtëm akademik

Prof. As. Dr. Agron BEKA është i lindur në Vushtrri. Shkollimin fillorë dhe të mesëm (drejtimin juridik) e ka përfunduar me sukses shkëlqyeshëm, për të cilën disa herë është shpërblyer. Fakultetin Juridik dhe magjistraturën i përfundoi në Fakultetin Juridik te Universitetit te Prishtinë. Për suksesin e treguar gjatë studimeve, iu lejua që vitin e dytë të studimeve ta përfundoj me afat të shkurtuar dhe ishte bursist i Universitetit të Prishtinës. Ka doktoruar në Universitetin Publik të Shkupit dhe ka marr titullin: Doktor i Shkencave Juridike dhe është profesor universitar.

– Punon / ka punuar/ është:

Mbi një dekadë është ligjërues dhe profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë; Ka qenë Dekan i Kolegjin Evropian “Juridica” në Prishtinë (deri më 2 korrik 2017), ku edhe me tej është profesor dhe konsulent (i jashtëm) për çështje akademike. Është Profesor në Universitetin Publik të Mitrovicës nga viti 2015, ndërsa Dekan nga 3 korriku 2017; Anëtar i Lidhjes  së Shkrimtarëve të Kosovës (2003 e tutje); Konsulent profesional i Organizatës Humanitare Italiane “Ai Bi” për Kosovë (1999); Kryetar i Shoqatës për Ndihmë Juridike dhe Demokratizimin e Sistemit Juridik të Kosovës (2000); Kryetar i Shoqatës së Agjencioneve dhe Agjentëve për Paluajtshmëri e Kosovës (2001); Anëtar i Shoqatës së Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme të Kosovës; Ekspert ligjor i Kompanisë Konsulente “Immobilia” në Prishtinë (1993 e tutje); Ligjërues i disa lëndëve nga fusha penale dhe civile në institucionet e ndryshme te arsimit universitar (2006 e tutje); Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të së Drejtës Penale – AIDP/IAPL (Paris-Francë); Ka qene kryeredaktor dhe anëtar i redaksisë se Revistës shkencore “Juridica” te K.E “Juridica” në Prishtinë; Është anëtar i Bordit të redaksisë së Revistës shkencore ndërkombëtare të EURAS-it (Unioni i Universiteteve Euro-Aziatike) me seli në Stamboll (Turqi); Anëtar i Bordit të redaksisë së Revistës shkencore ndërkombëtare “Vizione”, me seli në Shkup (Maqedoni); Ka punuar në Zyrën Avokature: Xh.M.( 1992); Anëtar i Komisionit për dhënien e provimit të Noterisë në Kosovë; Ka qene ekspert ligjor në disa Komisione Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Komisionin për Legjislacion dhe Gjyqësi; Komisioni për Administrim të Pushtetit Lokal); Konsulent i Bankës Botërore; Konsulent i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH); Konsulent i Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Zyrave Komunale Kadastrale në Kosovë; Anëtar i Grupeve profesionale për rishikimin e kornizës ligjore dhe hartimin e legjislacionit kadastral në Kosovë; Anëtar i Grupeve Punuese për Vlerësim të Paluajtshmërive (Projekti ALUP); Konsulent i disa korporatave dhe institucioneve bankiere vendore dhe te huaja, etj.

Deri më tani ka botuar 5 libra shkencore – profesionale nga fusha juridike dhe 4 libra tjerë, me aforizma personale); Shkroi dhe botoi mbi 60 shkrime, punime shkencore dhe profesionale. Ka marrë pjesë në disa emisione në masmediat kosovare (TV dhe radio). Nga botimet e tij veçojmë:
-“Njeriu si subjekt i së drejtës ndërkombëtare” (1990); “Dënimi me vdekje në të drejtën penale” (1990); “Fillimi i luftës dhe e drejta për paqe” (1991); “Viktimologjia kosovare” (1991); “Dënimi me vdekje sipas Kur’an-it” (1995); “Qarkullimi i pronave të paluajtshme në Kosovë” (1997); “Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronave të paluajtshme si formë e kriminalitetit ekonomik”, (Punim kërkimor – shkencor), 2005; Librin me titull: “Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme në Kosovë”, Prishtinë, 2007; “Disa veçori të abuzimeve në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme” (2008); “Dënimi me vdekje sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit” (2009); Librin: “Noteria dhe Kadastra në Kosovë”, Prishtinë, 2009; “Noteria në Republikën e Kosovës” (2009); “Krimi i organizuar dhe të drejtat e njeriut në fushën e urbanistikës dhe qarkullimit të pasurive të paluajtshme në Kosovë” (2015); Librin (në bashkautorësi me prof.dr.Vesel Latifi), me titull “Vrasjet, Krimi i Organizuar, Terrorizmi”- Zbulimi dhe të Provuarit, Prishtinë, 2013; Librin me titull “Krimi i organizuar në urbanizëm dhe qarkullimit të pasurive të paluajtshme” (2015); “Trajtimi i dënimit me vdekje sipas burimeve juridike gjatë historisë” (2016); Qarkullimi parave me prejardhje të paligjshme (2017); Librin në bashkautorësi me prof.dr.Vesel Latifi me titull “Taktika Kriminalistike” (2017).
– Si shkrimtar ka botuar 4 libra me 2038  aforizma personale: “Mozaik aforizmash-1”, (1994), Prishtinë; “Mozaik aforizmash-2”, (2001), Prishtinë; “Dhuratë për njerëzimin”, (2008), Prishtinë (Botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës); “Dhuratë për njerëzimin” (Ribotim me plotësime), Prishtinë (2016), ku përfshihen te gjitha aforizmat e botuara nga viti 1988 – 2016, duke filluar nga gazetat: “Rilindja”, “Bujku” (ish-“Rilindja”), “Bota e re”, etj.
Ka qenë në vizita studimore në disa shtete perëndimore dhe te rajonit. Ka qenë panelist dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore, të organizuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si në: Konferencën Ndërkombëtare, me temën: “Legjislacioni pronësoro – juridik dhe reforma e tij”, organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës; Konferencën Ndërkombëtare “Mbrojtja juridiko-penale e dinjitetit njerëzor në epokën e globalizimit”, të organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Sapienza” të Romës dhe AIDP-ës; Konferencën ndërkombëtare: “Siguria në Kosovë dhe refleksionet regjionale”, “Trepça dhe sfidat e saj”, “Demarkacioni i kufijve te Kosovës”; “Procesi i privatizimit dhe e ardhmja e këtij procesi në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë; “Zotimet nga konferenca e donatorëve për Kosovën”, organizuar nga ProCreditBank;-Panelist në Konferencën Ndërkombëtare për Patundshmëri “REALEX”, mbajtur në Prishtinë; Panelist në shumë Tryeza të rrumbullakëta, etj. Në vitet 1988-1990 si student i dalluar i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka qenë njeri nga organizatoret dhe udhëheqësi kryesor i Lëvizjes së Pavarur Studentore të Fakultetit Juridik – Universitetit të Prishtinës, e cila bashkë-organizoi: tubime, protesta, demonstrata kundër sistemit të atëhershëm.

Jeton në Prishtinë me bashkëshorten Teuta Beka (avokate, ligjëruese, PhD cand., pronare e Kolegjit Evropian “Juridica”) dhe fëmijët të orientuar në studimet nga fusha juridike: Agnesa (juriste), Aurela (studente e Fakultetit Juridik) dhe Agonin.