Dekani


Prof. Dr. Vesel LATIFI, Dekan (U.D.)

Prof. Dr. Vesel LATIFI është pionier i kriminalistikës në Kosovë. Punime shkencore dhe profesionale boton nga viti 1970. I ka të shkruara 14 libra, nga të cilat “Kriminalistika” është ri-botuar për herë të tetë. Dy nga to janë përgatitur me bashkautorë: “Politika e luftimit të kriminalitetit” me Dr. Ismet ELEZI dhe Dr.Vasilika HYSI nga Universiteti i Tiranës, Prishtinë, 2012, “Vrasjet, Krimi i organizuar, Terrorizmi” me Prof.As.Dr. Agron BEKA, Prishtinë, 2013, dhe “Taktika Kriminalistike  me Prof.As.Dr. Agron BEKA, Prishtinë, 2017. Ka botuar mbi gjashtëdhjetë punime shkencore e profesionale. Ka marrë pjesë në shumë tubime, këshillime, konferenca dhe simpoziume shkencore nga lëmi i shkencave juridike – penale dhe problemet e zbulimit dhe të luftimit të kriminalitetit, në vend dhe jashtë.
Prej vitit 1976 ka qenë profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka ligjëruar lëndët: “Kriminalistika”, “Politika Kriminale”, “Rendi dhe Siguria Publike”, etj., në studimet e rregullta dhe ato pasuniversitare. Në shumicën e institucioneve të arsimit universitar në Kosovë ka ligjëruar lëndët: “Kriminalistika”, “Krimi i organizuar”, “Policia Ndërkombëtare”, “Terrorizmi”, “E drejta penale për të mitur”, “Edukimi i fëmijëve me sjellje devijante”, etj. Ka ligjëruar në studimet e rregullta dhe të magjistraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Fakultetin e Kriminalistikës dhe të Sigurisë të Kolegjit Evropian “Juridica” në Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndët: “Kriminalistika”, “Hetimi privat dhe detektiv”, ”Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit”, etj.
Në vitin 1983, ka mbajtur ligjërata nga Kriminalistika në Universitetin “Friedrich – Schiller” të Jenës në Gjermani, ndërsa në vitin 1978 ka marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Kuvendit të INTERPOL-it në Paris, ku është trajtuar problemi i luftimit të kriminalitetit në nivel ndërkombëtar.
Ka qenë kryetar i këshillit të Institutit për Kërkime Shoqërore dhe Juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe kryeredaktor i revistës shkencore “E Drejta” dhe tani Kolegjit Evropian “Juridica” në Prishtin. Është kryeredaktor i Revistës te shkencave juridike dhe shoqërore “Juridica”- botim i Kolegjit Evropian “Juridica”.
Gjatë vitit 1999 – 2000 ka qenë anëtar i Komisionit Teknik Këshillëdhënës për Gjyqësi dhe Prokurori të Administratorit të Përkohshëm të OKB për Kosovën, ndërsa në vitet 2007 – 2009 ka qenë Kryetar i Këshillit Drejtues i Institutit Gjyqësor të Kosovës. Disa mandate ka qenë Kryetar i Shoqatës kundër narkomanisë, nikotinizmit dhe alkoolizmit të Kosovës, si dhe Kryetar i Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës.
Më datën 03.07.2017 emërohet Dekan (U.D.) në Kolegjin Evropian “Juridica” në Prishtinë.