Alumni

Alumni i Kolegjit Evropian “Juridica” mbledh rreth vetes të gjithë të diplomuarit në nivelin bachelor dhe master. Kolegji Evropian “Juridica” është përkushtuar që bashkëpunimin me studentë ta konsiderojë si një nga pasuritë më të çmuara, duke e bërë pjesë të pandashme të secilit aktivitet. Qëllimi i këtij kësaj është lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes alumni studentëve, profesorëve të fakulteteve përkatëse dhe bashkësisë më të gjerë akademike. “Juridica” dhe partnerët ofrojnë një rrjet të gjerë të mundësive që janë në dispozicion të të gjithë të diplomuarve në “Juridica”, përparësi këto që janë shfrytëzuar në mënyrë efektive nga të gjithë të diplomuarit. “Juridica” ka krijuar forume të rregullta që shërbejnë si hapësirë e përshtatshme për studentët e diplomuar, për të diskutuar dhe sjellë përvojat dhe praktikat më të mira të tyre, të cilat sigurojnë zhvillim të vazhdueshëm të ideve kreative dhe projekteve zhvillimore. Po ashtu, Alumni është direkt i involvuar në mësimdhënie, në projekte profesionale dhe hulumtuese, në strukturat organizative dhe vendimmarrëse të Kolegjit Evropian “Juridica”. Alumni “Juridica” është një adresë për çdo njeri i cili mendon se mund të kontribuoj në zhvillimet e mëtejshme të Kolegjit Evropian “Juridica”.