Eksperti për Çështje Akademike dhe Ligjore

Agron Beka u lind në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesme (drejtimi juridik) e ka përfunduar në Vushtrri me sukses të shkëlqyeshëm, për të cilën disa herë është shpërblyer. Fakultetin Juridik dhe magjistraturën i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Për suksesin e shkëlqyeshëm të treguar gjatë studimeve,  iu mundesua që në provimet e vitit te dytë të studimeve të hyjë me afat të shkurtuar të studimeve (1 vitë para gjeneratës së tij). Poashtu, gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit të Prishtinës. Ka doktoruar në Universitetin Publik të Shkupit dhe ka marrur titullin: Doktor i Shkencave Juridike dhe është profesor universitar.
– Punon / ka punuar/ është:
Dekan/Profesor i Fakultetit Juridik të Universitetit Publik të Mitrovicës;
Themelues i Kolegjit Evropian “Juridica” me seli në Prishtinë; Dekan / Profesor në Kolegjin Evropian “Juridica” në Prishtinë (2011…); Anëtar i Komisionit të Studimeve në UMIB; Anëtar i Senatit në Universitetin Publik të Mitrovicës; Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2003 e tutje); Konsulent i Organizatës Humanitare Italiane “Ai Bi” për Kosovë (1999); Kryetar i Shoqatës për Ndihmë Juridike dhe Demokratizimin e Sistemit Juridik të Kosovës (2000); Kryetar i Shoqatës për Paluajtshmëri e Kosovës (2001); Anëtar i Shoqatës së Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme të Kosovës; Pronar/Ekspert Ligjor i Kompanisë Konsulente “Immobilia” në Prishtinë (1993 – 2017); Ligjërues i disa lëndëve nga fusha penale dhe civile në institucionet e arsimit universitar (2006 e tutje); Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të së Drejtës Penale – AIDP/IAPL (Paris-Francë); Kryeredaktor i Revistës shkencore “Juridica” në Prishtinë; Anëtar i Bordit të redaksisë së Revistës shkencore ndërkombëtare të EURAS-it (Unioni i Universiteteve Euro-Aziatike) me seli në Stamboll (Turqi); Anëtar i Bordit të redaksisë së Revistës shkencore ndërkombëtare “Vizione”, me seli në Shkup (Maqedoni); Anëtar i redaksisë së revistës shkencore të Universitetit Publik të Mitrovicës “Jus Publicum – Jus Privatum”. Ka punuar në avokaturë (1992); Anëtar i Komisionit për dhënien e provimit të Noterisë në Kosovë; Ekspert ligjor në disa Komisione Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Komisionin për Legjislacion dhe Gjyqësi & Komisionin për Administrim të Pushtetit Lokal); Ekspert Ligjor i Bankës Botërore (Kosovë – SHBA); Ekspert Ligjor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH); Konsulent i Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Zyreve Komunale Kadastrale në Kosovë; Anëtar i Grupeve profesionale për rishikimin e kornizës ligjore dhe hartimin e legjislacionit kadastral në Kosovë; Anëtar i Grupeve Punuese për Vlerësim të Paluajtshmërive (Projekti ALUP); Konsulent i disa koorporatave vendore dhe ndërkombëtare;
Ekspert Ligjor i disa institucioneve bankiere si: Raiffeisen Bank, Teb Bank, KasaBank, etj.; Koordinator i Qendrës Kosovare për Drejtësi dhe Siguri etj.
-Deri më tani ka botuar 9 libra (5 libra shkencore – profesionale nga fusha juridike; 4 libra tjerë me aforizma – thënie personale); Shkroi dhe botoi mbi 60 shkrime, punime shkencore dhe profesionale. Ka marrë pjesë në disa emisione në masmediat kosovare (TV dhe radio).
-Nga punimet dhe botimet e tij veçojmë: “Njeriu si subjekt i së drejtës ndërkombëtare” (1990); “Dënimi me vdekje në të drejtën penale” (1990); “Fillimi i luftës dhe e drejta për paqe” (1991); “Viktimologjia kosovare” (1991); “Dënimi me vdekje sipas Kur’an-it” (1995); “Qarkullimi i pronave të paluajtshme në Kosovë” (1997); “Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronave të paluajtshme si formë e kriminalitetit ekonomik”, (Punim kërkimor – shkencor), 2005;  Librin me titull: “Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme në Kosovë”, Prishtinë, 2007; “Disa veçori të abuzimeve në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme” (2008); “Dënimi me vdekje sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit” (2009);
Libri: “Noteria dhe Kadastra në Kosovë”, Prishtinë, 2009; “Noteria në Republikën e Kosovës” (2009); “Krimi i organizuar dhe të drejtat e njeriut në fushën e urbanistikës dhe qarkullimit të pasurive të paluajtshme në Kosovë”, 2015; “Trajtimi i dënimit me vdekje sipas burimeve juridike gjatë historisë”, 2016; “Qarkullimi i parave me prejardhje të paligjshme”, 2017; Libri: “Vrasjet, Krimi i Organizuar, Terrorizmi”- Zbulimi dhe të Provuarit, Prishtinë, (b.a), 2013; Libri: “Krimi i organizuar në urbanizëm dhe qarkullimit të pasurive të palujtshme”, Prishtinë, 2015;  Libri: “Taktika kriminalistike”, (b.a), Prishtinë, 2017; “Gjykata Speciale – Drejtësi apo Padrejtësi Ndërkombëtare”, korrik 2017, etj.
– Si shkrimtar ka botuar 2038 aforizma –
 thënie personale në katër librat: “Mozaik aforizmash-1”, (1994), Prishtinë;  “Mozaik aforizmash-2”, (2001), Prishtinë; “Dhuratë për njerëzimin”, 2008 dhe 2016 – e plotësuar, Prishtinë (Botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës). Aforizmat personale ka filluar ti botoj që në vitin 1988 në gazetat; “Rilindja”, “Bujku”, “Bota e re”, etj.
-Ka qenë në vizita studimore në Zvicër, Turqi, Kroaci, Slloveni, Itali, Maqedoni, Shqiperi, etj. Ka qenë panelist dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore, të organizuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si në: Konferencën Ndërkombëtare, me temën: “Legjislacioni pronësoro – juridik dhe reforma e tij”, organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës; Konferencën Ndërkombëtare “Mbrojtja juridiko-penale e dinjitetit njerëzor në epokën e globalizimit”, të organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Sapienza” të Romës dhe AIDP-ës; Konferencën ndërkombëtare: “Siguria në Kosovë dhe refleksionet regjionale”; “Procesi i privatizimit dhe e ardhmja e këtij procesi në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë; “Zotimet nga konferenca e donatorëve për Kosovën”, organizuar nga ProCreditBank;
Panelist në Konferencën Ndërkombëtare për Patundshmëri “REALEX”, mbajtur në Prishtinë; Panelist në shumë Tryeza të rrumbullakëta, etj.
-Në vitet 1988-1990 si student i dalluar i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka qenë organizatori dhe udhëheqësi kryesor i Lëvizjes së Pavarur Studentore të Fakultetit Juridik – Universiteti i Prishtinës, e cila bashkë-organizoi: tubime, protesta, demostrata kundër sistemit të atëhershëm etj.
-Jeton në Prishtinë.