Master

Studimet Master në Politika Publike dhe Menaxhment me drejtimet:
  • Menaxhimi Publik
  • Politikat Publike

Programi i nivelit master në Politika Publike dhe Menaxhment i dedikohet të gjithë atyre që kanë bachelor në shkencat sociale dhe që dëshirojnë të thellojnë dituritë e tyre në fushën e politikave publike. Pjesë e rëndësishme e target grupit janë edhe të punësuarit në administratën publike shtetërore si dhe anëtarët e shoqërisë civile që si fushë interesi i kanë politikat publike.

Gjatë përpilimit të kurrikulës është bërë harmonizimi me nevojat e tregut vendor dhe rajonal. Janë konsultuar programe të ngjashme studimi nga universitetet e ndryshme botërore siç është ai i Universitetit të Pitsburgut, Universitetit Mbretëror (King’s College) në Londër etj.

Të diplomuarit në Politika Publike dhe Menaxhment të nivelit Master do të jenë të aftë për të hulumtuar, analizuar dhe propozuar politika publike nga sfera të ndryshme si ajo e sigurisë, e menaxhimit me institucione publike dhe e krijimit të politikave publike (sikurse edhe kolegët e tyre nga Evropa Perëndimore dhe SHBA); që dalin nga aktet njerëzore dhe natyrore të perceptuara si me pasojë/ndikim në shoqëri, nevojat njerëzore të cilat nuk mund të plotësohen me sistemin e politikave të tanishme, çështjeve kontraverse publike si dhe një sërë problemesh publike.

  • Prof. Dr. Nazmi Maliqi
    Koordinator i Studimeve Master në Politika Publike dhe Menaxhment