Qendra Kosovare për Drejtësi dhe Siguri

Qëllimet dhe Veprimtari e Qendrës

 Qendrës Kosovare  për Drejtësi dhe Siguri është qendër e hulumtimit dhe kërkimit shkencor e cila rreth vetes mbledh studiues të njohur kosovar dhe jo vetëm.

Qëllimet dhe veprimtaria:

  • Hulumtimi dhe kërkimi shkencor nga fusha e drejtësisë dhe sigurisë;
  • Ofrimi i studimeve dhe vlerësimeve për politikat e drejtësisë dhe sigurisë në Republikën e Kosovës;
  • Përmirësimin e njohurive dhe të kuptuarit e çështjeve të sigurisë dhe drejtësisë nëpërmjet shkencës;
  • Ofrimin alternativave më të mira për promovimin drejtësisë objektive dhe të pavarur dhe paqes afatgjate;
  • Të shërbej si një mundësi për studiuesit me përvojë dhe ata të rinj që të përdorin njohurit profesionale dhe shkencore në funksion të zgjidhjes së problemeve reale që ka shoqëria në këto dy fusha;
  • Të shërbej si një forcë transformuese e botëkuptimeve të vjetërsuara mbi politikat e drejtësisë dhe sigurisë;
  • Të krijoj bashkëpunim me universitete, institute dhe qendra të tjera, brenda dhe jashtë vendit në fushën studimeve të drejtësisë dhe sigurisë.
  • Të organizoj konferenca, tryeza të rrumbullakta, takime shkencore dhe profesionale nga fusha e drejtësisë dhe sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.