Klubi i debatit

Në klubin e debatit “JURIDICA” organizohen debate sipas rregullave të përcaktuara nga Kolegji të cilat bazohen në rregullat standarde të debateve në institucione arsimore. Klubi i debatit “JURIDICA” organizon edhe leksione mbi teoritë më të njohura të argumentimit dhe debatit.

DSC_0584

DSC_0587

Natyra e temave të debatit:

  • Debati mbi faktet – shembull: ende ekziston një debat mbi faktet e ngrohjes globale, sëmundjeve me HIV, këtu studentët ofrojnë pikëpamje alternative dhe krahasime të fakteve mbi temat e ndryshme.
  • Debati mbi vlerat – shembull: Shkëmbimi i vlerave dhe nganjëherë përplasja e tyre janë tipare të shoqërive bashkëkohore. Liria e shprehjes, liria mbi praktikumin e religjionit janë vetëm disa nga vlerat të cilat mund të shihen si mjet për funksionimin normal të një shoqërie apo për gjetjen e arsyeve për të filluar konflikt.
  • Politikat – shembull: Analiza të thella mbi mundësitë e ndryshimit të politikave ekzistuese, legjislacionit apo të ngjashme, dhe rezistimi ndaj ndryshimeve që prodhojnë politikat e reja.
  • Interpretimet – shembull: Interpretimet e ndryshme mbi të njëjtin tekst apo të dhënë janë shumë evidente në shoqërinë tonë. Krahasimi i këtyre interpretimeve në mënyrë që të zbulohet e vërteta, qëllimi, domethënia dhe nxjerrja e pikëpamjeve nga ato interpretime.

Ethos Pathos Logos sipas Aristotelit

Ethos – Besohet se një pjese e madhe e kredibilitetit të debatit vjen nga vet folësi/debatuesi, dhe nga kredibiliteti i burimeve të cilët ai/ajo përdorë gjatë debatit.

Logos – Logjika e përdorur për te përkrahur një qëndrim (qasja induktive dhe deduktive) të caktuar si p.sh: faktet, statistikat etj.

Pathos – Motivimi ose ndikimi emocional tek audienca, e përkrahur nga një fjalor shume i pasur, një fjalor i cili nxit emocione/reagim tek publiku.

http://www.intelligencesquared.com/
http://dbp.idebate.org/en/index.php/Welcome_to_Debatepedia%21
http://idebate.org/